Valdete Daka ka një porosi për qytetarët që do të votojnë nesër - Bota Sot
Valdete Daka ka një porosi për qytetarët që do të votojnë nesër

Aktuale

Valdete Daka ka një porosi për qytetarët që do të votojnë nesër

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:12
Valdete Daka

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 6 tetorit.

Ajo përmes një video-porosie në Facebook ka treguar për procedurat e votimit në procesin zgjedhor.

Daka ka thënë se qytetarët gjatë procesit zgjedhor duhet të kenë me vete një dokument identifikimi dhe në fletëvotime duhet të votojnë për vetëm një parti që dëshirojnë, ku do të përzgjedhin pesë kandidatë të asaj partie, në mënyrë që fletëvotimi të jetë i vlefshëm.    

Ndryshe, nesër në Kosovë do të votohet për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Zgjedhjet në Kosovë mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale. Ndërkohë që mbrëmë në ora 24.00 ka përfunduar fushata dhe sot është heshtje parazgjedhore.

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme përmban 1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me zgjedhjet lokale të datës 22 tetor 2017.

Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895, katër qendra të votimit më pak se në zgjedhjet lokale, të datës 22 tetor 2017, dhe numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547, ose 42 më shumë se në zgjedhjet lokale të datës 22 tetor.

Numri i votuesve të ri që do të votojnë për herë të parë është 111 mijë e 733 votues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...