Shkruan BBC: A do ta çojë një Qeveri e re Kosovën drejt BE’së

Aktuale

Shkruan BBC: A do ta çojë një Qeveri e re Kosovën drejt BE’së

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:47
Ilustrim

Kosova nesër do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kjo ka kthyer fokusin e mediave të huaja kah vendi, duke ngritur si çështje se a do të mund një Qeveri e re t’i përfundojë proceset kryesore si liberalizimi i vizave dhe rruga drejt Bashkimit Europian.

Në një artikull të shkruar së fundi, mediumi anglez BBC në fokus e ka ish-Kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe dorëheqjen e tij pasi u thirr nga Gjykata Speciale.

Menjëherë pas dorëheqjes së Haradinajt, u mor vendim që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe që ato të mbahen më 6 tetor.

A do ta orientojë Qeveria e re Kosovën drejt Bashkimit Europian?

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Ramush Haradinajt mori vendim që të vendosë taksë 100 përqind ndaj produkteve serbe, duke u zotuar se do ta heqin vetëm në rast se Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.

Tarifat e kanë ‘ngrirë’ një prej nismave kryesore të politikës së jashtme të BE’së, bisedimet për normalizimin e mardhënieve mes Prishtinës e Beogradit.

Ndonëse Brukseli e SHBA disa herë ‘iu lutën’ Kosovës për të hequr taksën 100 përqind, një thirrje e tillë u injorua nga lideri i Qeverisë.

BBC thekson se një qëndrim i tillë dëmton shansat e vendit për të udhëtuar pa viza, ndërsa e ulë edhe më shumë mundësinë e anëtarësimit  në Bashkimin Europian.

Megjithatë, Qeveria e re sapo të marrë detyrën, në krye të agjendës duhet ta ketë rindërtimin e mardhënieve me Brukselin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat