Pula: Do të reagojmë me kohë ndaj personave që do të bien ndesh me ligjin

Aktuale

Pula: Do të reagojmë me kohë ndaj personave që do të bien ndesh me ligjin

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:09
Laura Pula

Nesër në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku më shumë se 1 milion e 900 kosovarë, që do të kenë mundësinë të votojnë për partitë apo kandidatët e tyre të preferuar për deputet.

Për zgjedhjet e 6 tetorit, janë certifikuar 25 subjekte, prej tyre 20 parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërsa, Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka thënë se prokurorët do të kujdesen që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të parapara me ligj ndaj personave që mund të shkelin ligjin duke dëmtuar procesin zgjedhor.

“Bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, ku janë të përfshirë 11 vepra penale, varësisht prej elementeve që do t’i hasim dhe krimeve të ndërmarra nga persona të caktuar do të reagojmë me kohë, menjëherë me ndalim të personave që do të bijnë ndesh me ligjin”, ka thënë Pula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat