Kraki: Nesër thuaj boll mo bandave...

Aktuale

Kraki: Nesër thuaj boll mo bandave...

Nga: A.ZH Më: 5 tetor 2019 Në ora: 20:24
Nezir Kraki

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, ka kërkuar nga qytetarët që nesër në votime të ndihmojnë veten dhe të shpëtojnë Kosovën.

Ai në një postim në Facebook, ka kërkuar që nesër “t’u thuhet boll mo bandave”, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Nesër thuaj boll...

Atyre që t’kanë obligu me prit te ambasadat

Atyre qe ta kane pamundesu me u sheru n’Kosove

Atyre qe i kane punesu veç familjet e tyre

Atyre qe kane vjedhe edhe n’statuja t’heronjeve

Atyre qe t’kane poshtru n’konkurse per pune

Atyre qe e kane shitë pasurine e Kosoves veç me perfitu klani tyre

Atyre qe i kane ble livadhet fiks ne vijen e autostradave

Atyre qe jane ne listat e zeza amerikane e gjermane

Atyre qe ta kane gerdite lirine

Atyre qe kane ble e ndertu villa 1 milionshe

Atyre qe t’kane vjedhe me homologim

Atyre qe t’kane vjedhe me sigurime n’kufi

Atyre qe bejne biznes me serbet e veriut e ty te shesin patriotizem

Atyre qe ta kane shkatrru shkollen

Atyre qe ta kane dhunu universitetin me injorance

Atyre qe kane magjistru e doktoru naten

...neser thuaj stop

Atyre qe ta pamundesojne me jetu me nder dhe dinjitet.

Atyre qe jane arsyeja e çdo deshtimi te Kosoves

Neser thuaj boll mo bandave...

Neser ndihmoje veten dhe shpetoje Kosoven!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat