Këtu do të votojnë Vjosa Osmani dhe strukturat e LDK’së

Aktuale

Këtu do të votojnë Vjosa Osmani dhe strukturat e LDK’së

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 20:49
LDK

Nesër në ditën e zgjedhjeve e nominuara për kryeministre të shtetit nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani, do të votojë në Fakultetin Teknik në Prishtinë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një emaili ka njoftuar se kreu i saj, Isa Musftafa, do të votojë nesër në ora 11:00 në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.

Në orën 11:00, në shkollën “Nuhi Gashi”, në Bradash voton nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu me bashkëshorten Igballe Veliu.

Ndërsa, në orën 11:00, në SHF “Abaz Ajeti”, voton nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri me bashkëshorten znj. Mike Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat