Këtu do të votojë Fatmir Limaj

Aktuale

Këtu do të votojë Fatmir Limaj

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 23:11
Fatmir Limaj

Kryetari i NISMA Socialedemokrate Fatmir Limaj, njëherit kandidat për Kryeministër të Kosovës, nesër do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë.

Limaj, pritet që t’iu drejtohet kutive të votimit nga ora 10:30.

Kështu bëhet e ditur përmes një njfotimi për medai të NISMA-s.

“Ju njoftojmë se kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të votojë nesër nga ora 10:30, në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e ditës së nesërme rrjedhën si pasojë e dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai dha dorëheqje nga posti i kryeministrit më 19 korrik, kjo për shkak se ai mori ftesë nga Gjykata Specile në Hagë për tu paraqitur si i dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat