Daka: Çdo gjë që ndodh në fund të kësaj dite do t’i faturohet Kosovës

Aktuale

Daka: Çdo gjë që ndodh në fund të kësaj dite do t’i faturohet Kosovës

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 07:24
Valdete Daka

(E plotësuar) - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka votuar në Qendrën e Votimit te Fakulteti Teknik, prej ku ka kërkuar që të gjithë të jenë të kujdesshëm në këtë ditë.

Daka ftoi të gjithë që të votojnë dhe të tregojnë kulturë të lartë demokratike.

Daka: Të tregojmë se kemi kulturë të lartë demokratike

"Pasi e përfundova obligimin tim qytetar i ftoj të gjithë qytetarët, i ftoj të gjitha subjektet politike dhe komisionerët që ditën e sotme të kenë kujdes dhe pasi që procesi që nga ky moment është në duart tyre, ta kemi parasysh që çdo gjë që ndodh gjatë ditës së sotme në fund të ditës i faturohet Kosovës e jo atyre. Pra, tu tregojmë të gjithëve se kemi kulturë të lartë demokratike se dimë të votojmë dhe se duam shtetin tonë", tha Daka.

Në qendrën e votimin në Fakultetin Teknik janë të regjistruar 4100 votues.

Ndërsa në këtë qendër qysh në mëngjes është vërejtur një numër simbolik i votuesve të cilët kanë filluar ardhur të votojnë. 

Daka: Çdo gjë që ndodh në fund të kësaj dite do t’i faturohet Kosovës

Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka tashmë e ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar.

Ajo kreu obligimin e saj kushtetues ku votoi në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.

Daka ka ftuar qytetarët dhe subjektet politike si dhe komisionerët të jenë të kujdesshëm, pasi sipas saj, në fund të ditës çdo gjë i faturohet Kosovës.

Prandaj, sipas kryetares së KQZ-së duhet të tregohet se ka një proces demokratik.

Në qendrën e votimin në fakultetin Teknik janë të regjistruar 4100 votues.

Ndërsa në këtë qendër qysh në mëngjes është vërejtur një numër simbolik i votuesve të cilët po votojnë.

***

Sot në ora 7:00 ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Kryetarja e KQZ-zë, Valdete Daka pasi ka votuar, në një konferencë për media ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike që të kenë kujdes në procesin zgjedhor.

“E përfundova obligimin tim qytetar. I ftoj gjithë qytetarët dhe subjektet politike si dhe komisionarët  që të kenë kujdes, pra  ta kemi parasysh që çdo gjë që ndodh në fund të kësaj dite do ti faturohet Kosovës”, u shpreh Daka.

“T’i tregojmë të gjithëvë që kemi kulturë demokratike dhe dijmë të votojmë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat