DnV: Kemi vërejtur material propagandues afër disa qendrave, në Graçanicë e Shtërpcë nuk ka vula - Bota Sot
DnV: Kemi vërejtur material propagandues afër disa qendrave, në Graçanicë e Shtërpcë nuk ka vula

Aktuale

DnV: Kemi vërejtur material propagandues afër disa qendrave, në Graçanicë e Shtërpcë nuk ka vula

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 08:59
DnV

(E plotësuar) - Dita e zgjedhjeve, 6 tetor, ka nisur me vonesa në hapjen e 2.6 për qind të vendvotimeve, ndërsa në një vendvotim në Prizren procesi i votimit nuk ka filluar ende për shkak të mungesës së një komisioneri.

Në anën tjetër, në disa qendra të votimit ende ka materiale me përmbajtje propaganduese.

Kështu bëri të ditur drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, i cili në një konferencë për media tha se KQZ-ja është duke bërë punën e saj për zëvendësimin e komisionerit që mungon në vendvotimin që nuk ka nisur ende puna, e që është në qendrën “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kryeziu: Në 2.6 të vendvotimeve ka pasur në hapjen e vendvotimeve me kohë

“Sipas të dhënave nga tereni nga vëzhguesit e Demokracisë në Veprim ka pasur vonesa në hapjen e vendvotimeve me kohë në 2.6 të vendvotimeve që janë në Kosovë. Të gjitha këto vonesa kryesisht kanë qenë për shkak të vonesës së komisionerëve, vonesave në shpërndarjen e materialit, përjashtim Shtërpca dhe Graqanica, ku kemi pasur mungesë të vulave me kohë, e të cilat tani janë sjellë aty”, tha ai.

Ndonëse heshtja zgjedhore ka filluar 24 orë më parë, ai tha se në disa qendra të votimit ende ka materiale me përmbajtje propaganduese ë subjekteve politike, teksa shtoi se në 30 për qind të qendrave të votimit nuk është mundësuar qasje për personat me aftësi të kufizuara.

Kryeziu: Në 7 për qind të qendrave të Kosovës vërehen materiale propaganduese të subjekteve politike

“Sot në 7 për qind të qendrave të Kosovës vërehen materiale propaganduese të subjekteve politike, të cilat nuk i kanë larguar nga afërsia e qendrave të votimit. Ne ju bëjmë thirre të gjithë menaxherëve të qendrave të dalin dhe t’i largojnë këto materiale propaganduese sepse mund të ndikojnë në vullnetin e qytetarëve. Komuna ku më së shumti kemi parë është Gjilani, Prishtina, komuna e Prizrenit e disa komuna me radhë... Në 30 për qind të qendrave të votimit nuk është mundësuar qasje për personat me aftësi të kufizuara”, bëri të ditur ai.

Kryeziu tha se nga të gjithë komisionerët në nivel vendi ka 35 për qind pjesëmarrje të grave në komisione, e që sipas tij, është një lëvizje pozitive krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017-të kur kjo pjesëmarrje ishte 29 për qind.

Ai ftoi qytetarët që të dalin dhe të votojnë, për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për tu bërë pjesë e vendimmarrjes.

***

Zyrtarë të Demokracisë në Veprim pak pas nisjes së procesit të zgjedhjeve në Kosovë kanë deklaruar se janë vërejtur disa parregullsi afër disa qendrave të votimit në Prishtinë, Gjilan e Prizren.

Sipas DnV’së, vonesa ka pasur në 2.6 për qind të vendvotimeve. Kjo për shkak të vonesave të komisionarëve.

“Votimi ka filluar në gjithë territorin. Ka pasur vonesa në 2.6% të vendvotimeve. Vonesat kanë qenë për shkak te vonesave të komisionarëve, shpërndarjen e materialit.

Në Shterpcë e Gracanicë mungese te vulave. Qytetaret s mund te votojnë momentalisht ne qendrën Ukshin Hoti për shkak të mungesës së komisionarit. Materiali propagandues, në 7% të qendrave ka material të tillë nuk i kanë larguar nga qendrat e votimeve. Komunat ku me së shumti ka pasur këso materiale: Gjilan, Prizren, Prishtinë”, janë deklaruar nga DnV.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...