Voton Gëzim Kelmendi

Aktuale

Voton Gëzim Kelmendi

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 09:41
Gëzim Kelmendi

Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qytetarët sot do të vendosin se cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe kush do të udhëheq Qeverinë e vendit.  Në mesin e qytetarëve, ka votuar edhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi

Kelmendi ka bërë të ditur se tashmë e ka kryer obligimin e tij qytetar.

“Unë sapo votova. Zoti e bekoftë popullin tonë dhe shtetin tonë”, ka thënë Kelmendi.

Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Në gjithë Kosovën janë hapur 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do të kujdesen e Policia dhe Prokuroria e Shtetit, institucione këto me të cilat KQZ-ja bashkëpunon përherë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Mes tyre, 4 koalicione, 20 parti politike dhe 1 kandidat i pavarur. E këto subjekte politike janë shqiptare, serbe, boshnjake, turke gorane, ashkalinje, rome dhe egjiptiane.

Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat