Kërkohet përfaqësim i denjë i interesave të grave në Kuvend

Aktuale

Kërkohet përfaqësim i denjë i interesave të grave në Kuvend

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi (Inject) ka lansuar fushatën “N'gom çka po du, n'daç me të votu!”, e që është një thirrje për përfaqësim të denjë të interesave të grave në Kuvend.

Në një video të publikuar e ku u bëhet thirrje grave që të votojnë thuhet se këto të fundit votojnë, sepse kanë nevojë të merren parasysh nevojat e tyre.

“Gratë votojnë, sepse dëshirojnë përfaqësim të denjë të interesave të tyre në Kuvend. Gratë votojnë, sepse kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet. Vota është zëri ynë. Duheni të na dëgjoni, nëse dëshironi të ju votojmë! ose shkurt e shqip: ‘N'gom çka po du, n'daç me të votu!’”, thuhet aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat