Voton Thaçi, fton qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë

Aktuale

Voton Thaçi, fton qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 10:18
Hashim Thaçi me gruan e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e zgjedhjeve ka votuar në shkollën "Faik Konica" në Prishtinë, teksa ka ftuar gjithë qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë për shtetin.

I pari i shtetit i shoqëruar nga bashkëshortja, para mediave u shpreh i sigurt se ky votim do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Thaçi: Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

“Dëshiroj që t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme, por të njëjtën kohë t’i ftoj të dalin të votojnë për të drejtën e tyre për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për një jetë më të mire për qytetarët, për zhvillim ekonomik, për vende të punës dhe gjitha të mirat”, tha Thaçi. 

Thaçi kryen obligimin qytetar – voton

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka votuar për zgjedhjet e parakohshme në Kuvendin e Kosovës.

Image

Ai së bashku me bashkëshorten e tij është parë duke hyrë në qendrën e votimit “Faik Konica” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat