Deri në orën 11:00, 174 mijë e 69 persona me të drejtë vote ose 9.64 përqind e votuesve. Këto të dhëna u thanë në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se në zgjedhjet e vitit 2017 deri në orën e njëjtë patën votuar 150 mijë e 244 votues ose 8 përqind.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se këto të dhëna vijnë nga 94 përqind e vendvotimeve në tërë territorin e Kosovës.
Sipas saj procesi i votimit deri më tani është duke shkuar në rregull.
Daka: Procesi i votimit është duke shkuar në rregull
"Përveç disa incidenteve të izoluara ,sipas të dhënave që vinë nga dhoma operative, procesi i votimit është duke shkuar në rregull", tha Daka.
Ndër tjera ajo tha se krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare numri i votueseve të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar është më i madh./
KQZ: Deri në ora 11:00 në Kosovë votuan rreth 175 mijë qytetarë
Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë se deri në ora 11:00 në Kosovë kanë votuar rreth 9.64 përqind nga 1 milionë e 937 milë e 868 votues.
“Ju njoftojë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vijuar.
Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 përqind e vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë votë që kanë votuar deri në orën 11:00 është 174 mijë e 669 votues, nga 9.64 përqind, nga 1 milionë e 937 milë e 868 votues”.
“Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017, kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 përqind e votuesve. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen e KQZ-së të cilës mund t’i referoheni”, ka thënë Daka në një konferencë për media.