Kosnett: Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën

Aktuale

Kosnett: Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:08
Philip Kosnett

(E plotësuar) - Shkollën “Kral Milutin”, me numër më të madh të votuesve në Graçanicë, e ka vizituar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, i cili uroi që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Kosnett: Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën

“Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën, duke vizituar qendrat e votimit dhe unë kam vizituar personalisht qendrat e votimit në Prishtinë, Prizren, Graçanicë”, tha ai.

Në këtë qendër votimi të drejtën e votës e ka shfrytëzuar kryetari i SLS Slobodan Petroviq. Ai ka thënë se gjatë procesit zgjedhor janë vërejtur parregullsi në  Shtërpcë dhe Graçanicë.

Petroviq: Në disa vendvotime në Shtërpcë dhe Graçanicë janë vërejtur parregullsi

“Ajo që pres sot është që para se gjithash bashkëkombësit tanë që të votojnë për ata që e dinë se kanë bërë diçka për ta dhe po ashtu edhe në të ardhmen do të jenë me ta. Në këto zgjedhje do të kemi mbështetje të madhe të njerëzve tanë. Ajo që karakterizoi kampanjën ishin kërcënimet dhe dua edhe kësaj radhe dua të bart porosinë se kam marrë porosinë se në disa vendvotime në Shtërpcë dhe Graçanicë janë vërejtur parregullsi. Po ashtu, në pothuajse të gjitha vendvotimet në Shtërpcë dhe një pjesë në Graçanicë me njerëzit shkojnë edhe  ata që janë të ashtuquajtur përcjellës për ata që nuk janë në gjendje të vijnë vetëm për të votuar. Sot përcjellësit janë të pranishëm në çdo vendvotime, gjë që është e papranueshme. Në një vendvotim në Shtërpcë është ndërprerë votimi për shkak të këtij fakti”, tha Petroviq.

Ndërsa, Vladimir Mirkiq, menaxher i shkollës “Kral Milutin” në Graçanicë, theksoi se vendvotimi është hapur me kohë dhe nuk është e evidentuar asnjë parregullsi.

Mirkiq: Nuk ka probleme, zgjedhjet po shkojnë mirë

“Nuk ka kurrfarë problemesh gjë të cilën mundeni edhe vetë ta verifikoni, dhe në vendvotime kemi edhe pjesëtarë të partive politike shqiptare, të cilët mund t’i pyetni edhe vet. Zgjedhjet po shkojnë mirë.  Në këtë qendër votimi është paraparë të votojnë rreth 22 mijë qytetarë”, tha ai.

Vërehet një interesim i madh i banorëve të Graçanicës dhe Llapnasellës për të votuar, ku sipas KQZ, deri në orën 11:00 në Graçanicë kanë votuar rreth 15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Ndryshe, sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e parakohshme nacionale, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Të drejtë vote kanë 1 milion e 937 mijë e 869 qytetarë. Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895 derisa numri i votuesve të ri që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës është 111 mijë e 733 votues.

***

Shkollën “Kral Milutin”, me numër më të madh të votuesve në Graçanicë, e ka vizituar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, i cili uroi që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e tyre. Ndërsa, Vladimir Mirkiq, menaxher i shkollës “Kral Milutin” në Graçanicë, theksoi se vendvotimi është hapur me kohë dhe nuk është e evidentuar asnjë parregullsi.

Ai ka mohuar të ketë pasur ndonjë lëshim në këtë vendvotim, derisa tha se të drejtë vote në këtë qendër votimi kanë rreth 22 mijë qytetarë.

Vërehet një interesim i madh i banorëve të Graçanicës dhe Llapnasellës për të votuar, ku sipas KQZ, deri në orën 11:00 në Graçanicë kanë votuar rreth 15 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Ndryshe, sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e parakohshme nacionale, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Të drejtë vote kanë 1 milion e 937 mijë e 869 qytetarë. Numri i Qendrave të Votimit (QV) është 895 derisa numri i votuesve të ri që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës është 111 mijë e 733 votues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat