Procesit të numërimit të votave po i afrohet fundi, rezultatet nuk ndryshojnë

Aktuale

Procesit të numërimit të votave po i afrohet fundi, rezultatet nuk ndryshojnë

Nga: Bota sot Më: 6 tetor 2019 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke iu afruar përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme, ku prinë LVV, e pasuar nga LDK.

Tani kur janë numëruar 98.35% të votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 200.813, vota apo 25,52%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.403 vota, apo 24,84%. Partia Demokratike e Kosovës ka 166.907, apo 21.21%. Koalicioni AAK-PSD deri tani ka marrë 90.675 vota, apo 11,52%. Kurse koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka 38.480 vota, apo 4.89%. Kurse numri i votave të pavlefshme vazhdon të shënojë rritje. Nga numërimi i 98,35% të votave të deritanishme nga zgjedhjet e djeshme parlamentare nga ana e KQZ-së, 40.245 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Në zgjedhjet për nivelin qendror në qershor 2017, mbi 42 mijë fletëvotime të qytetarëve u shpallën të pavlefshme. Shifra e votave të pavlefshme pothuajse u dyfishua në tetor të po atij viti kur vendi shkoi në zgjedhje lokale. Ishin rreth 80 mijë vota, të cilat KQZ-ja i shpalli të pavlefshme.

KQZ numëron 98.08% të votave, kjo është diferenca VV-LDK

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke vazhduar numërimin e votave për zgjedhjet e djeshme parlamentare në vend.

Në renditjen e partive politike sipas votave të marra nuk ka ndonjë ndryshim të madh në krahasim me ato që ishin publikuar më herët.

Lëvizja Vetëvendosje sipas 98.08 për qind të votave të numëruara deri më tash ka marrë gjithsej 200.454 vota ose 25.54 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në këto zgjedhje garoi me Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre, ka 195.096 vota ose 24.86 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës, kryetari i së cilës Kadri Veseli, mbrëmë tha se do të qëndrojnë në opozitë, ka grumbulluar 165.784 vota ose 21.13 për qind.

Në vendin e katërt renditet koalicioni i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, AAK-PSD me 90.571 vota ose 11.54 për qind.

Lista Serbe, e mbështetur nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka 52.529 vota ose 6.69 për qind.

Koalicioni NISMA-AKR-PD duket se do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi deri më tash nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke fituar vetëm 38.398 vota ose 4.89 për qind

***

Është duke vazhduar numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të qëndrojë në vend të parë, derisa ka kaluar numrin prej 200 mijë votave.

Saktësisht në votat që janë numëruar deri më tani, VV-ja ka marrë 200374 vota.

Pas Vetëvendosjes, në rend të dytë me pak vota më pak se partia e Albin Kurtit radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK-ja deri më tani ka marrë 194778 vota.

Në rend të tretë, ndërkaq, është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja. PDK-ja ka marrë 164930 vota.

Në vend të katërt është koalicioni AAK-PSD që ka marrë 90280 vota.

Deri tani janë numëruar 97,80% e votave. Në këto numërime nuk përfshihen votat me kusht dhe votat me postë, si dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Në rast se shkohet në këtë përqindje, Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun, derisa VV-ja merr 31 deputetë, LDK-ja 30 deputetë, PDK-ja 25 deputetë, AAK-PSD 14 deputetë, si dhe komunitetet 20 deputetë.

***

Është duke vazhduar numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon që të qëndrojë në vend të parë, derisa iu është afruar 200 mijë votave.

Saktësisht në votat që janë numëruar deri më tani, VV ka marrë 199271 vota.

Pas Vetëvendosje, në rend të dytë me pak vota më pak se partia e Albin Kurtit radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK deri më tani ka marrë 193793 vota.

Në rend të tretë ndërkaq është partia e udhëhequr nga Kadri Veseli, PDK-ja.PDK ka marrë 163777 vota.

Në vend të katërt ndërkaq është koalicioni AAK-PSD që ka marrë 89847 vota.

Deri tani janë numëruar 96,97% e votave. Në këto numërime nuk përfshihen votat me kusht dhe votat me postë, si dhe ato të personave me nevoja të vecanta.

Në rast se shkohet në këtë përqindje, Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun, derisa VV merr 31 deputetë, LDK 30 deputetë, PDK 25 deputetë AAK-PSD 14 deputetë si dhe komunitetet 20 deputetë.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 96 për qind të votave.

Në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke u bërë procesimi i të dhënave.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani janë numëruar 2 mijë e 445 vendvotime apo 96 për qind e tyre

Në bazë të këtyre statistikave Lëviza Vetëvendosje ka arritur ti marrë 198 mijë e 156 vota apo 25.78 për qind të votave.

Në vend të dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka arritur t’i mbledh 192 mijë e 642 vota apo 25,06%, kurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet në vendin e tretë me 162 ijë e 680 vota apo 21,17%

Në anën tjetër koalicioni AAK-PSD ka arritur ti mbledh vetëm 89 mijë e 380 vota apo 11,63%, kurse koalicioni tjetër, NISMA-AKR ka mbledhur vetëm 37 mijë e 814 vota apo 4,92%.

***

ImageNë bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197.966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave. Kurse, koalicioni AAK-PSD, ka marrë 89.287 vota ose 11,63%.

Koalicioni Nisma socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka marrë 37.786 vota ose 4,92 përqind.

Ndërsa, Lista Serbe ka marrë 47.633 vota ose 6,21 përqind.

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve. Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto janë rezultate preliminare, por do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t'i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

KQZ: Përfundon numërimi i fletëvotimeve

Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është përmbyllur mbrëmë, por vetëm procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shtuar se këto janë rezultate preliminare, por do të bëjnë përpjekje që sa më shpejt t'i shfaqin të dhënat nga të gjitha vendvotimet.

Përndryshe, në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197,966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

***

Të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjisejt. Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,79%, 197,966 vota.

Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, apo 192,300 vota.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 21,15%, apo me 162,342 vota.

Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,63%, apo me 89,287 vota.

***

Numërimi po ecën me ritme të shpejtuara dhe në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së tashmë janë numëruar 756.860 fletëvotime.

Deri tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 194.780 vota 25,71%.

E dyta është LDK 189.771 ose përkthyer në përqindje 25,05%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 160.974 apo 21.25% të votave.

Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka marrë 87.720 vota apo 11.58%.

Lista Serbe ka marrë 47.569 vota apo 6.28%.

Koalicioni tjetër Nisma-AKR-PD ka marrë 37.419 vota apo 4.94%.

Ndërsa subjektet e tjera së bashku 76,773 vota ose 10.14%.

Image

Ndiqeni drejtëpërdrejtë numërimin e votave: Numërohen mbi 80% e votave, VV me mbi 6 mijë vota para LDK-së

Numërimi po ecën me ritme të shpejtuara dhe në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së tashmë janë numëruar 646.216 fletëvotime.

Deri tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 168,078 vota 26.01%.

E dyta është LDK 161,791 ose përkthyer në përqindje 25.04%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 136,896 apo 21.18% të votave.

Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka marrë 75,032 vota apo 11.61%.

Lista Serbe ka marrë 38,405 vota apo 5.94%.

Koalicioni tjetër Nisma-AKR-PD ka marrë 32,478 vota apo 5.03%.

Ndërsa subjektet e tjera së bashku 65,939 vota ose 10.20%.

Ndiqeni drejtëpërdrejtë numërimin e votave, 70% e votave: Vetëvendosje e merr epërsinë

Numërimi po ecën me ritme të shpejtuara dhe në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së tashmë janë numëruar 558.899 fletëvotime.

Deri tani Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 145,457 vota 26.03%.

E dyta është LDK 141,665 ose përkthyer në përqindje 25.35%.

Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 120,848 apo 21.63% të votave.

Koalicioni AAK-PSD deri më tani ka marrë 65,595 vota apo 11.74%.

Lista Serbe ka marrë 30,128 vota apo 5.39%.

Koalicioni tjetër Nisma-AKR-PD ka marrë 28,826 vota apo 5.16%.

Ndërsa subjektet e tjera së bashku 55,136 vota ose 9.87.

***

Në numërimin e 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK’së me 0.05 për qind të votave, që në numra i bie 250 vota dallim.

460 mijë vota janë numëruar deri tash, e VV-ja po prin për herë të parë ndaj LDK-së me diferencë të vogël.

117.831 vota i ka deri tash Vetëvendosje, ndërsa 117.589 vota i ka LDK-ja.

Pas tyre është PDK-ja me 21.72 për qind të votave.

Image

***

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Deri tani janë numëruar rreth 20 për qind e votave.

Nga mbi 142 mijë vota të numëruara, prin LDK-ja me 25.41 për qind, e pasuar nga PDK-j me 21.81, VV-ja i ka 21.55 dhe AAK-ja me 14.30 për qind.

Në zgjedhjet e sotme kanë dalë për të votuar mbi 850 mijë qytetarë, duke shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëhershme që Kosova ka mbajtur.

***

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Deri tani janë numëruar mbi 10 për qind e votave.

Në vegzën e KQZ’së mund të gjeni numërimin e votave në kohë reale.

Në zgjedhjet e sotme kanë dalë për të votuar mbi 850 mijë qytetarë, duke shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëhershme që Kosova ka mbajtur.

Ndërkohë janë publikuar sondazhet e para sipas të cilave LDK dhe Vetëvendosje dalin të parat me nga 30 për qind, me diferencë rreth 8 për qind nga vendi i tretë të cilin e mban PDK’ja me  22.28 për qind. 

***

Nga komunat me shumicë shqiptare, prinë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, me 37,7% të qytetarëve që kanë dalur për të votuar, e pasuar nga komuna e Kllokotit me 33.7%, njofton “Bota sot”.

Ndërsa komuna e Shtërpcës, prinë më 40,1% e qytetarëve që kanë në zgjedhje, teksa kjo komunë është me shumicë serbe.

Image

***

Qytetarët e Kosovës po votojnë sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, kanë votuar 9.64 përqind e qytetarëve, përcjell Bota sot.

Komuna që prin me dalje në zgjedhje, është Shtërpca me 20.34 përqind të votuesve.

Në këtë LINK, ju mund të përcjellni drejtpërdrejtë përqindjen e daljes së qytetarëve nëpër komuna të Kosovës./BS

https://rezultatet2019.org/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=1&IsPS=0&Turnout=1&LangID=2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat