Një person në Komunën Veriore të Mitrovicës ndalohet për 48 orë

Aktuale

Një person në Komunën Veriore të Mitrovicës ndalohet për 48 orë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Prokuroria e Shtetit përmes një njoftimi për media kanë konfirmuar se për një rast në Komunën Veriore të Mitrovicës është lëshuar një vendim për ndalim prej 48 orësh.

Ndërkohë është thënë se personat të cilët e fotografojnë votën me qëllim të verifikimit kryejnë vepër penale të “cenimit të fshehtësisë së votimit”.

Nga Prokuroria thonë se çfarëdo informacioni që do të marrin për fotografim të votës do ta konfirmojnë, ndërsa deri tani thonë se s’ka indice për vepër penale.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit është në përcjellje të të gjithë procesit zgjedhor. Deri më tani kemi pranuar informata të shumta por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, kemi ardhur në përfundim se kemi vetëm një rast në Mitrovicën e veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë.

Shfrytëzojmë rastin ta informojmë opinionin publik se, të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen me qëllim të verifikimit nëse kemi të bëjmë me veprën penale

“Cenimi i fshehtësisë së votimit”.

Andaj, për çdo informacion tjetër që i pranojmë nga mediat dhe institucionet tjera, jemi duke i verifikuar dhe deri më tani nuk ka indice për ndonjë vepër penale eventuale lidhur me zgjedhjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat