Çfarë po ndodhë në Drenas? Vijnë lajme jo të mira: Zbulohet se çfarë po bënë atje PDK-ja

Aktuale

Çfarë po ndodhë në Drenas? Vijnë lajme jo të mira: Zbulohet se çfarë po bënë atje PDK-ja

Nga: N.H Më: 6 tetor 2019 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Petrit Gashi nga Iniciativa Qytetare për Drenasin, që është në koalicion me AAK-PSD, ka thënë se përsëri po pengohet procesi zgjedhor në Drenas.

Ai ka shpjeguar se procesi në Drenas po devijohet nga PDK-ja, dhe po pengohen qytetarët të shprehin vullnetin e lirë të tyre.

Ja shkrimi i tij:

Përsëri po pengohet procesi zgjedhor në Drenas

Sot përsëri procesi në Drenas po devijohet nga PDK-ja, dhe po pengohen qytetaret të shprehin vullnetin e lirë të tyre. Ne Komoran njerëz të PDK-së pengohen të votojnë, shpërndahen lista e kartela votimi dhe madje në Korridore të shkollës lëvizin njerëz të këtij subjekti dhe për të treten here me radhe vëzhguesit i denoncojnë në polici.

Në të ashtuquajturat shtabe zgjedhore që janë fare pran shkollave njerëz të PDK-së dalin në rrugë dhe komunikojnë më qytetarë duke i lutur që të votojnë kandidatet e tyre. Ne Nekoc aktivistë të PDK-së vazhdimisht rrinë brenda oborrit të shkollës dike ju thënë qytetarëve “Votoni PDK”.

Në Drenas në dy Kabina zgjedhore janë gjetur letra me kandidatët e PDK-së të shënuar dhe të cilët tregon së nuk ka vullnet të lirë por obligim për të votuar. Në Sankoc aktivist të PDK-së vazhdojnë të rrinë fare pranë dyerve të shkollës dhe duke i orientuar për vota qytetaret. Edhe në vendvotime të tjera ka parregullsi të shumta në të cilën protagonist kryesor i manipulimit është PDK-ja.

Kërkoj nga organet gjegjëse të Marrin veprime konkrete në parandalimin e këtyre presioneve që po ju behët votueseve. Gjithashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të jetë më bashkëpunuese në largimin e këtyre keqbërësve të procesit.

Kjo po e shkatrrën demokracinë edhe pse kjo parti sot e merr fundin e saj duke i humbur zgjedhjet. Vota është vullnet i lirë prandaj mos e devijoni vullnetin e lire të qytetareve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat