Rexhep Selimi fton qytetarët të votojnë: Incidentet e vogla nuk mund të pengojnë procesin

Aktuale

Rexhep Selimi fton qytetarët të votojnë: Incidentet e vogla nuk mund të pengojnë procesin

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 16:44
Rexhep Selimi

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

Selimi në një prononcim ka bërë thirrje për pjesëmarja masive në zgjedhje.

“Ajo çka po duket është se qytetarët i kanë mësy qendrat e votimit më mirë se në zgjedhjet e kaluara njëkohësisht do të bëja thirrje që njerëzit të dalin sa më shumë në zgjedhje sepse është dita kur ata vendosin për mandatin e ardhshëm”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar gjithashtu se incidentet e vogla nuk mund t’i ndalin qytetarët të votojnë.

“Ajo çka ne po shohim është se procesi zgjedhor po karakterizohet më disa incidente të vogla në disa qendra votimi të izoluara po duket se qytetarët kanë vullnet për të dalë në zgjedhje dhe kjo neve na gëzon shumë”, ka shtuar ai.

Selimi ka thënë gjithashtu se këto incidente nuk do të pengojnë as procesin në përgjithësi.

“Dalja sa më e madhe në zgjedhje do të ishte vendimi sa më I drejt për legjislaturën e ardhshme. Unë kam kaluar nëpër disa qendra dhe momentalisht jam në Junik pavarësisht tendencave të grupeve të caktuara qoftë politike apo parapolitike për të ndërhyrë në proces që ta ndalin atë por nuk do të arrijnë sepse vala e daljes është më e madhe sesa në vitin 2017, 2014 dhe 2010”, ka shtuar ai.

“Me të gjithë tendencat dhe pengesat e besoj se i gjithë procesi do të dalë i suksesshëm në fund”, ka përfunduar Selimi.

Ndryshe se pjesëmarrja në këto zgjedhje është më e madhe pak minuta më parë e ka konfirmuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Procesi i votimit është duke vazhduar pa ndonjë problem që do të dëmtonte këtë proces, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 554 mijë e 750 apo 29.28% nga 1.937.868 me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë në zgjedhjet e vitit 2017 kishin votuar 497 mijë apo 27.5% e votueseve”, ka thënë Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat