Kelmendi: Lista Serbe më e fuqishme se partitë shqiptare

Aktuale

Kelmendi: Lista Serbe më e fuqishme se partitë shqiptare

Nga: V.R Më: 6 tetor 2019 Në ora: 17:50
Adriatik Kelmendi

Gazetari i njohur Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një deklarate publike ka thënë se presidenti i Serbisë, Vuçiqi i’a ka marrë dorën zgjedhjeve në Kosovë, pasi që sipas tij, më të organizuar serbët se shqiptarët për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ai, ka thënë se kjo nënkupton se Lista Serbe është duke marrë vota shumë sërish.

Postimi plotë:

Vuçiqi ia ka marrë dorën zgjedhjeve në Kosovë - më të organizuar serbët se shqiptarët për pjesëmarrje në zgjedhje.

Në komuna me shumicë serbe pjesëmarrja është më e madhe se në ato me shumicë shqiptare.

Sipas KQZ-së, deri në orën 15:00, dalja në zgjedhje në komunat me shumicë serbe është rreth 35%, kurse te ato shqiptare, nën 30%.

Kjo nënkupton se Lista Serbe është duke marrë vota shumë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat