Procesi zgjedhor, LDK ankohet për shkelje dhe parregullsi

Aktuale

Procesi zgjedhor, LDK ankohet për shkelje dhe parregullsi

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:14
Besian Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës është ankuar për shkelje dhe parregullsi gjatë procesit zgjedhor që po zhvillohet sot.

Zëdhënësi Besian Mustafa në një konferencë për media ka bërë të ditur se të gjitha këto raste i kanë përcjellë tek organet kompetente.

“Nga konferenca e fundit për media që kemi pasur, nga tereni kemi pranuar një varg ankesash për shkelje dhe parregullsi”.

“Të gjitha këto i kemi përcjellë tek organet kompetente dhe presim nga to që të merren me këto raste sa më shpejt që t’u japin zgjidhje dhe fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat