Pjesëmarrja kalon në 62 përqind në qendrën më të madhe të votimit në Prishtinë

Aktuale

Pjesëmarrja kalon në 62 përqind në qendrën më të madhe të votimit në Prishtinë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:38
Ekrem Rudari

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ka kaluar 62 përqind.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i kësaj qendre, Ekrem Rudari, i cili ka thënë se nga 4 mijë e 502 votues, deri tash të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 2 mijë e 800 veta.

“Në 40 minutat e fundit fluksi është rritur dhe deri në orën 19:00 pjesëmarrja do të kalojë 65 përqind”.

Ai ka thënë se deri në këtë orë nuk ka pasi ndonjë parregullsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat