Përfundon afati, mbyllen vendvotimet

Aktuale

Përfundon afati, mbyllen vendvotimet

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 18:59
Ilustrim

Në ora 19:00 përfundon koha e rregullt për procesin e votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot në Kosovë.

Votimi ka nisur në ora 07:00 të mëngjesit të sotëm.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin sot përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, me përjashtim të disa parregullsive të vogla.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 25 subjekte politike, prej tyre, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vijnë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, pas ftesës nga Gjykata Speciale për intervistim.

Radio Evropa e Lirë do t’ju mbanë të informuar për procesin zgjedhor. Na ndiqni në Facebook, Tëitter dhe Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat