Bislimi e Haxhiu e shpallin fitoren: Erdhi dita, Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet

Aktuale

Bislimi e Haxhiu e shpallin fitoren: Erdhi dita, Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 19:29
Albin Kurti

Albulena Haxhiu e Besnik Bislimi nga Lëvizja Vetëvendosje pak pas përfundimit të kohës së rregullt për votime si dhe pas publikimit të rezultateve të Exit Polit, janë deklaruar se VV është partia e parë fituese në vend.

“Erdhi dita, Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet”, janë shprehur zyrtarët e VV’së.

Drejtori i Klan Kosovës ka nxjerrë exit-pollin e parë të këtyre zgjedhjeve, i cili i nxjerr LDK-në dhe VV-në fituese. Sipas këtyre rezultateve, LDK-ja dhe VV-ja kanë fituar nga 30 për qind të votave.

Ndërkaq, ky sondazh e vë PDK’në partinë e tretë me 8 për qind diferencë nga LDK’ja dhe VV’ja.

Sipas Exit Pollit, PDK ka 22.28 për qind, ndërsa koalicioni AAK-PSD i ka 10.58 për qind të votave.

Ndërsa koalicioni Nisma dhe AKR’ja, sipas sondazhit, nuk e kalon pragun zgjedhor.

Ky exit-poll u publikua në orën 19:00, menjëherë pasi u mbyllën kutitë e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat