LDK-ja nis festën në Pejë dhe Prizren

Aktuale

LDK-ja nis festën në Pejë dhe Prizren

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 19:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Engerlbert Zefaj i LDK’së ka thënë se partia e tij ka dalë fituese në Pejë. Njëjtë thotë edhe dega e LDK-së në Prizren.

Dega e LDK’së në Pejë ka filluar festën menjëherë pas mbylljes së kutive të votave për shkak se besojnë se kanë fituar zgjedhjet.

Sipas zyrtarit të LDK-së, partia e tij prin me 4-5 mijë vota më shumë se vendit i dytë.

Ndërkaq zyrtarja e LDK’së në Prizren ka thënë se kjo parti ka dalë fituese në të gjithë Kosovën, ndërsa thotë se edhe pse nuk i kanë rezultatet përundimtare, ‘besojnë fuqishëm se kanë fituar’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat