Marko Gjuriq: Numër rekord i votuesve në serb në zgjedhje

Aktuale

Marko Gjuriq: Numër rekord i votuesve në serb në zgjedhje

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 19:50
Marko Gjuriq

Politikani serb, Marko Gjuriq, ka thënë për mediet serbe se dalja e banorëve serb të Kosovës në zgjedhje ka qenë më e madhja ndonjëherë.

“Ne kemi mbi 1 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Mitrovica, Shtërpca, Graçanica janë vendet ku serbët kanë votuar bindshëm më shumë se shqiptarët”, ka thënë Gjuriq për Pink.

Pastaj kryesuesi i Zyrës për Kosovën në Serbi, Gjuriq, ka thënë se kjo ka ndodhur përkundër faktit se persona të caktuar janë munduar të pengojnë serbët që të dalin në këto zjgedhje nacionale në Kosovë.

“Ka pasur një tendencë që të priten krahët e serbëve në Kosovë. Një fushatë ka ndodhur kundër Listës Serbe, por serbët kanë treguar fuqi dhe nuk janë frikësuar”

Ndryshe politikanët serb që nuk i takojnë Listës serbe, janë ankuar vazhdimisht që kanë pasur kërcënime të shumta dhe shantazhe. Njëri ndër ta, Nenad Rashiq, është ankuar vazhdimisht se po linqohet pasi kishte dalë kundër Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat