Kurteshi nga Gjilani: Erdhi dita, urime fitoren - Bota Sot
Kurteshi nga Gjilani: Erdhi dita, urime fitoren

Aktuale

Kurteshi nga Gjilani: Erdhi dita, urime fitoren

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 19:50
Ismajl Kurteshi

Pranë selisë së VV së në Gjilan janë mbledhur tashmë simpatizantët e kësaj partie.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie në Gjilan, Ismajl Kurteshi ka falenderuar qytetarët, sepse sipas tij ata janë meritor për fitoren.

“Siç po e shihni ne po e festojmë fitoren sepse erdhi dita. VV me Albin Kurtin në krye do ta formojë qeverinë dhe do ta bëjë ndryshimin. Falenderojmë qytetarët, besimin e tyre do ta kthejmë me punën, ju urojmë fitoren qytetarëve”, ka thënë ai.

Vetëvendosje tashmë ka filluar festën në disa komuna të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...