Haziri: Jemi të parët, kemi përparësi ndaj VV-së

Aktuale

Haziri: Jemi të parët, kemi përparësi ndaj VV-së

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 20:07
Lutfi Haziri

(E plotësuar) - Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për media tha se partia e tij është fituese e këtyre zgjedhjeve.

Ai deklaroi se Lidhja Demokratike rikthehet si parti e prë pas 12 vitesh.

Haziri: LDK, parti fituese

“LDK-ja është fituese dhe rikthimi i madh i LDK-së ka ndodhur. Kjo është një fakt që LDK pas 12 vitesh rikthehet si parti e parë në Republikë”, deklaroi ai.

Haziri shtoi se LDK ka një përparësi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo me kalimin e orëve do të ketë një qartësim më të madh.

Mirëpo, Haziri thotë se ndihen të lumtur që bashkë me Vetëvendosjen janë partitë më të votuara.

Haziri: Kemi përparësi ndaj VV-së

“Sipas mostrave që i kemi marrë nga ana e jonë e stafit profesional LDK-ja është parti fituese e këtyre zgjedhjeve. LDK është parti e parë me mbështetje qytetari në këto zgjedhje. Natyrisht ne jemi të lumtur që si bllok opozitar kemi mundur të shënojmë rezultat shumë të thellë. Rezultatet tregojnë që LDK ka një përparësi një udhëheqje ndaj Vetëvendosjes si parti e dytë. Presim tash që deri në 9:30 minuta të kemi një qartësi të madhe se sa është ky dallim mes nesh dhe partisë së dytë”, tha ai.

***

 Shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për medias sonte ka bërë të ditur se kjo parti është e para në zgjedhjet e sotme parlamentare.

“Jemi përpara VV-së. E sigurt është që LDK e ka një diferencë ndaj partisë së dytë dhe një diferencë të madhe ndaj partisë së tretë. Në orën 21:30 do të dalim më të sigurt, do të mundohemi që deri në votën e fundit të qartësohet. Opozita është fituese e madhe dhe LDK është fituese. Rikthimi i madh ka ndodhur pas 12 vjetësh dhe LDK kthehet si parti fituese”, është shprehur Haziri.

Ai ndërkaq nuk ka dashur të spekulojë për një koalicion të mundshëm për formimin e qeverisë së re.

***

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar se partia e tij është fituese e këtyre zgjedhjeve.

Sipas tij, partia e dytë me diferencë të vogël është Lëvizja “Vetëvendosje”.

“LDK është parti fituese. Është parti e parë. Natyrisht se ne jemi të lumtur që kemi shënuar rezultat të thellë. VV e dyta…”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat