Molliqaj e pranon humbjen, ky është komenti i tij

Aktuale

Molliqaj e pranon humbjen, ky është komenti i tij

Nga: D.RR Më: 6 tetor 2019 Në ora: 21:12
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj i PSD pothuajse e ka pranuar humbjen.

Përderisa Vetëvendosja po lufton për vendin e parë, ai në një mënyrë e ka pranuar që i kanë humbur këto zgjedhje ku ka thënë se pavarësisht rezultatit nuk do të ndalemi së punuari për Kosovën, përcjellë Bota sot.

Në rezultatet LIVE të KQZ, AAK dhe PSD janë në vend të katërt, larg nga tri partitë e para.

Postimi i Molliqajt:

Ju falenderoj për pjesëmarrjen kaq masive në këto zgjedhje. Përgjithësisht procesi ishte i rregullt, përkundër problemeve të vogla.

Falenderoj gjithë ata votues e mbështetës të koalicionit AAK/PSD, e në veçanti aktivistët, komisionerët dhe vëzhguesit që e kanë bartur barrën më të madhe të këtij procesi.

Asgjë nuk ka përfunduar sa i përket rezultateve. Tani jemi në pikën më të rëndësishme të procesit, duke e numëruar rezultatin e secilit subjekt. Asnjë rezultat nuk do të na lëkundë në përpjekjet tona për një Kosovë sovrane me demokraci, zhvillim dhe liri.

Nuk do të ndalemi së angazhuari, pa kompromis, për vlerat që i përfaqësojmë ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat