Kush është fitues i këtyre zgjedhjeve, sipas Rrahman Paçarizit

Aktuale

Kush është fitues i këtyre zgjedhjeve, sipas Rrahman Paçarizit

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 22:09
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se nga këto zgjedhje më shumë është rritur LDK-ja.

Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre, njofton Klan Kosova.

“Dallimi duket që është shumë i madh mes vendeve të para dhe të tretë. Por nëse i krahasojmë me ato të vitit 2017 shohim që LDK është rritur për 5 për qind e që është trend i pritur për shkak të nominimit të Vjosa Osmanit”.

“Nuk ka lëvizje të tjera. Koalicioni PAN në zgjedhjet e 2017-ës ka marrë 34 për qind dhe tash nëse i shohim rezultatet e PDK-së, AKR-së dhe Nisma-s na del prapë i njëjti rezultat dhe pothuajse e njëjta renditje VV, LDK dhe koalicioni PAN nëse i kishim bërë bashkë”.

“Nuk janë rezultate për t’u befasuar nuk janë dallime shumë të mëdha. Por PAN i ndarë nuk do të ndëshkohet sikurse ka ndodhur herët e kaluara për shkak të koalicionit”.

“Fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve është LDK për shkak të rritjes së madhe. VV ka shënuar një rritje të vogël prej 2.2 për qind, ndërsa partitë tjera janë njësoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat