Albin Kurti tregon çelësin e suksesit - Bota Sot
Albin Kurti tregon çelësin e suksesit

Aktuale

Albin Kurti tregon çelësin e suksesit

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 23:32
Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pasi që partia e tij po del si parti e parë pas më shumë se 50 % të votave të numëruara.

Ai ka thënë se çelësi i suksesit ishte populli, që sipas tij vendosën ta shpëtojnë popullin.

“Ka ndodh ndryshimi demokratik, kur opozita bëhet qevei e ardhshme. Opozita ka fitu në Kosovë dhe kësaj fitore i prinë Vetëvendosje. Opozita do të ngadhënjejë dhe këtij ndryshimi i prine VV dhe do t’i prijë VV”, tha Kurti në Dukagjin.

I pyetur se a e ka uruar ndonjë nga rivalët politik, ai ka thënë se jo.

“Jo, ende jo”, ka pohuar Kurti.

Ai ka thënë se si kryeministër i ardhshëm preferoj që qeveria e ardhshme pret të jetë stabile.

“E shoh partner LDK-në dhe duhet sa më parë që të fillojnë bisedimet për koalicionin e ardhshëm të legjislaturës. Sonte nuk do t’i thërras, por nesër menjëherë”, ka thënë Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...