Zeka: Fitorja e PEK-ut, dërgimi i PDK-së në opozitë

Aktuale

Zeka: Fitorja e PEK-ut, dërgimi i PDK-së në opozitë

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 23:35
Milaim Zeka

Milaim Zeka, kryetar i Partisë Euroatlantike të Kosovës, ka reaguar teksa numërimi i votave në zgjedhjet e sotme po shkon drejt fundit.

Edhe pse ka marrë veç 0.14 për qind, apo 896 vota me 81.9 për qind të votave të numëruara deri tash, Zeka ka thënë se fitorja e partisë së tij është dërgimi i PDK-së në opozitë.

VV-ja po prin në rezultatet aktuale me 25.99 për qind të votave, një për qind para LDK-së, ndërsa PDK-ja ka 21.12 për qind.

“Fitorja e PEK-ut, dërgimi i PDK-së në opozitë! Urime Kosovë!” ka shkruar Zeka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat