Kurti: Kam marr urime më shumë sesa kur kam dal nga burgu

Aktuale

Kurti: Kam marr urime më shumë sesa kur kam dal nga burgu

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 23:41
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se për fitoren e Vetëvendosjes në këto zgjedhje ka marr më shumë urime sesa kur ka dal nga burgu në kohën e Jugosllavisë.

“Deri më tash kam marr urime vetëm nga qytetarët dhe janë shumë urime më shumë sesa kur kam dal nga burgu, mirëpo nga asnjë politikan nuk kam pranuar urime deri më tani”, ka thënë Kurti në një intervistë për T7.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 80 përiqnd të votave në gjithë Republikën e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje është duke pri e para me 166.893 ose me 26.02 përqind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat