Demolli për Zekën: E ndëshkoi populli se hyri në gjynah me mua

Aktuale

Demolli për Zekën: E ndëshkoi populli se hyri në gjynah me mua

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 00:22
Shkumbin Demolli dhe Milaim Zeka

Shkumbin Demolli një muaj më parë u bë emër i njohur për publikun pasi që i hyri garës për deputet.

I riu nga komuna e Kamenicës synonte që të fitonte një ulëse në Kuvendin e Kosovës, por ishte kryetari i Partinë Euroatlantike të Kosovës (PEK), Milaim Zeka që e hoqi nga lista.

Kështu përvoja me partinë e Zekës, doli të jetë e hidhur për Demollin dhe ai mbeti jashtë garës dhe mundësisë për të fituar postin e deputetit.

Atë kohë Fakteplus kishte pyetur Zekën për arsyen e largimit të Demollit. Kreu i PEK-ut, pati thënë se ai asnjëherë nuk kishte qenë anëtar i partisë së tij.

Por, sonte nga publikimi i rezultateve për zgjedhjet e përgjithshme, PEK-u shihet se nuk ka arritur të merr votat e mjaftueshme për kalimin e pragut zgjedhor.

PEK deri tani numëron vetëm pak mbi 900 vota, që kthyer në përqindje është vetëm 0.14%

E Shkumbin Demolli e ka komentuar rezultatin e Milaim Zekës.

Ai ka thënë se populli e ka ndëshkuar Milaim Zekën për shkak të padrejtësisë që i bëri duke e përjashtuar nga lista zgjedhore.

“Për shkak të padrejtësisë ndaj meje, populli e ka ndëshkuar”, ka thënë ai.

23-vjeçari Shkumbin Demolli, ishte pjesë e partive të ndryshme. Ai përveç në PEK-un e Milaim Zekës, ishte pjesë edhe e Nismës Socialdemokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat