Fisi reagon i dëshpëruar: Rrebel i leshit, qasi jam

Aktuale

Fisi reagon i dëshpëruar: Rrebel i leshit, qasi jam

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 00:26
Fisnik Ismaili i PSD-së

Fisnik Ismaili i PSD-së ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve ku fitues doli ish-partia e tij, Vetëvendosja ndërsa e dyta LDK-ja.

“S’asht se kam pritë najsen ma ndryshe. Pishman s’jam për hiç kurrgja. A del baba, a nana fituese, s’e kam rrue asnjiherë. Prej Lëvizjes s’kam dalë me qëllim me e dobësue, por sepse s’kam dashtë kurrkujt me iu nënshtrue, qysh s’iu kam nënshtrue as babës tem, as komandantëve të mi mbas lufte, as PSD-së, as koalicionit në këtë fushatë. Rrebel i leshit. Qasi jam”, ka deklaruar ai, në një status në profilin e tij në “Facebook”

Reagim i plotë në Facebook:

Po ia uroj fituesit qetash, pa ra me fjetë.

S’asht se kam pritë najsen ma ndryshe. Pishman s’jam për hiç kurrgja. A del baba, a nana fituese, s’e kam rrue asnjiherë. Prej Lëvizjes s’kam dalë me qëllim me e dobësue, por sepse s’kam dashtë kurrkujt me iu nënshtrue, qysh s’iu kam nënshtrue as babës tem, as komandantëve të mi mbas lufte, as PSD-së, as koalicionit në këtë fushatë. Rrebel i leshit. Qasi jam.

Gjithë kam qenë, e jam i hapun për respekt e bashkëpunim, asnjiherë për nënçmim e nënshtrim.

Mbetet me i pa dy gjana: Qysh po bahet qekjo qeveri, se ka me u dashtë me ba koalicion me “hajnat” të cilët ka premtue se i çon në burg, edhe a po bahna debotet tuj lu koqe me Kitrrën, çorapet me vija e rimat e mija, prej një profili n’FB e Insta, pa faqe të sponzorueme e pa kerefekte. Kish qenë fore e mirë. T’e shohim mbas do dite a po hi.

Përndryshe, nëse bahna debotet pa i jepë zor me ba fushatë për vete, qysh s’i kam jepë as në dy mandatet e kalueme (me u shty me gjin në Facebook s’është najfarë mundi), e duke ju kallxue ashiqare fintat e politikanëve (e pseudogazetarëve) që i përdorin me ju bindë me i votue, atëherë llogaritne sa lehtë mundet me ju mbushë mendjen nji fushatë e mirëfilltë e organizueme prej një subjekti, që s’nalet tuj ba propagandë me vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat