Kurti flet për gruan Ritën, turma thërret emrin e saj

Aktuale

Kurti flet për gruan Ritën, turma thërret emrin e saj

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 01:04
Albin Kurti

Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e fitores në sheshin e Prishtinës para simpatizantëve të tij.

Kurti, i shoqëruar nga një pjesë e anëtarëve të Vetëvendosjes, falënderoi ndër të tjera edhe Vjosa Osmanin për një fushatë të mirë dhe i ka kërkuar publikisht edhe bashkëpunim.

Mirëpo, ai pranë tij pati edhe njeriun më të afërt të tij, partneren e jetës, gruan Ritën.

Gjatë fjalimit ai tha disa fjalë për Ritën, duke i falënderuar simpatizantët dhe kosovarët në përgjithësi që e pranuar në shtetin e tyre.

Me këtë rast, të pranishmit ia filluar të thërrisnin emrin e saj njëzëri, duke bërë që ajo të qeshte e lumtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat