Suhareka tregon unitet: Muharremaj i AAK-së i uron fitoren Shalës së LDK-së

Aktuale

Suhareka tregon unitet: Muharremaj i AAK-së i uron fitoren Shalës së LDK-së

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 01:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Suhareka sonte ka përçuar unitet pas numërimit të shumicës së votave.

Kryetari i kësaj komune nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ia ka uruar fitoren drejtpërdrejt kryetarit të degës së LDK-së në Suharekë , Ardian Shalës.

Shala që u shpreh i bindur për fitoren e partisë së tij edhe në nivel vendi tha se qyteti i tij është shembull për demokraci dhe unitet.

“Jemi fitues në Suharekë, kemi marrë shumicën e rezultatit dhe po prijmë me 5 mijë vota para partive tjera. Kjo do ta na bëjë edhe në nivel vendi fitues me votat e Suharekës. Qyteti unë është vend i demokracisë që po tregon një pjekuri politike dhe kjo na bën neve edhe më të mirë”.

Ndërkaq Muharremaj ka falënderuar të gjithë qytetarët e komunës së tij për një votim të rregullt dhe pa incidente të mëdha.

“Falënderoj të gjithë për një garë fer dhe demokratike. S’kemi pasë probleme dhe ka qenë një garë e qetë. Ne si AAK jemi rritur krahasuar me herët e kaluara”.

“I kam uruar partitë që kanë fituar. Ne në Suharekë do t’ia shtrijmë dorën gjithmonë atyre që fitojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat