Arbana Xharra uron Albin Kurtin, por ka një kërkesë për të

Aktuale

Arbana Xharra uron Albin Kurtin, por ka një kërkesë për të

Nga: A.Zh Më: 7 tetor 2019 Në ora: 07:34
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra, ia ka uruar fitoren në zgjedhje liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se votat për Vetëvendosjen, treguan se njerëzit kërkuan ndryshimin dhe se atë e sollën përmes votave të tyre.

Xharra ka drejtuar një kërkesë për Kurtin, duke i thënë atij që mos instalojë rryma islamiste dhe “Erdoganiste” në Kosovë, përcjell Bota sot.

Sipas saj, as PDK-ja, nuk fitoi me përpjekje përmes figurave fetare.

Postimi i Xharrës:

Albin Kurtit vec muj me ia uru fitoren - na mbetet me e pa per here te pare ne krye te Qeverise se Kosoves. Votat per Vetevendosjen treguan se njerezit kerkuan ndryshim dhe e sollen ate me voten e tyre.

Qeverine e Kosoves dhe institucionet tjera tash mund ta pastroni nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, por uroj qe te mos instaloni rryma Islamiste dhe Erdoganiste.

Personalisht jam linquar jo pak nga grupe islamiste mbeshtetese te Vetevendosjes, por une dua te besoj qe Albini tashme e ka kuptuar qe Kosova duhet ndjekur rrugen e Perendimit dhe jo Lindjes.

E pate sesi PDK-se nuk i ndezi as perpjekja qe me figura fetare te fitoje zgjedhjet. Andaj uroj qe te shohim dite me te mira per Kosoven!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat