Hoxha nga Drenasi ka një porosi për fituesit e zgjedhjeve, i krahason me fitoren e profetit

Aktuale

Hoxha nga Drenasi ka një porosi për fituesit e zgjedhjeve, i krahason me fitoren e profetit

Nga: H.O. Më: 7 tetor 2019 Në ora: 07:35
Hoxha Osman Musliu me bashkeshorten

Hoxha Osman Musliu nga Komuna e Drenasit ka uruar qytetarët dhe subjektet politike për zgjedhjet e djeshme.

Ai ka përgëzuar poashtu edhe KQZ për organizimin e zgjedhjeve. Musliu duke përmendur një fitore të profetit Muhamed, ka një mesazh edhe për fituesit e zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Pejgamberi Muhammed a.s kur kishte fituar një luftë gjatë kthimit në qytetin e tij kishte thënë: "Po kthehemi nga lufta e vogël tek lufta e madhe" duke iu referuar luftës me vetveten, lakminë, kajtën, epshin, pushtetin, pasurinë etj...
Urime për fituesit e këtyre zgjedhjeve. Mirëpo mos harroni se protestat të cilat i keni bërë me të drejtë ndaj pushtetit e padrejtësive janë me të lehta sesa protestat ndaj lakmisë, kajtës, epshit, pushtetit, pasurisë...
Por edhe nëse harroni këto vlera nuk mërzitëm shumë, ngase populli im sonte tregoj se din të jep leksione!
Urime për popullin e Kosovës dhe pjekurinë të cilën e shfaqi sonte ndoshta edhe të pashoq në këtë rajon.
Po ashtu një përgëzim të veçantë e meriton edhe KQZ për organizimin dhe rregullsinë gjatë këtyre zgjedhjeve.
Zoti gjithmonë na bëftë faqebardhë në shërbim të Tij e të shteteve tona pozitë e opozitë...
Me dashuri Mulla Osmani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat