Vuçiq:"Serbët dëshmuan dashurinë ndaj Serbisë – kjo është 10:0"

Aktuale

Vuçiq:"Serbët dëshmuan dashurinë ndaj Serbisë – kjo është 10:0"

Nga: Fatmir Beka Më: 7 tetor 2019 Në ora: 08:47
Aleksander Vucic

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në konferencën e jashtëzakonshme me gazetarë ka thënë se serbët dëshmuan dashurinë ndaj Serbisë dhe fituan 10:0, ndërkohë që ka paralajmëruar vizitë në Kosovë, në kohën kur ajo nuk përbën rrezik për serbët në jug, shkruan “B92” përcjell “Bora Sot”.

"Llogaris se kjo nuk do të jetë më territor i ndaluar për ardhjen e serbëve. Sa po të kuptoj se nuk shkaktohet ndonjë problem për serbët në jug, unë do jem atje dhe bisedoj të shoh çfarë kemi bërë edhe çka mund të bëjmë në të ardhmen,"  ka thënë Vuçiq duke falënderuar serbët që patën guxim dhe votuan në këtë mënyrë.

"Dua të dërgoj një falënderim të madh njerëzve në Gorazhdec, Hoçë, Plemetin, Prilluzhë, Babin most në Fushë Kosovë edhe kudo tjetër që në kushte të vështira votuan kështu... patën guxim e kurajo të tregojnë sa e duan vendin e vetë dhe se askush nuk mund të ndaloj që vendi i tyre të quhet Serbi ", tha ai.

Sipas tij Lista Serbe ka fituar më shumë se 90 për qind të votave në zgjedhjet e djeshme në Kosovë ka thënë Vuçiq.

Ndër tjera ai përmendi Mitrovicën në vei ku pas numërimit të plotë të materialit votues Lista Serbe ka fituar 7.118 vota, SLS e Slobodana Petroviç vetëm 34, Lista e Rada Trajkoviç dhe Nenad Rashiç 51, ndërsa Lista e Aleksandar Jablanoviç 55.

"Kështu LS në Mitrovicën veri ka 98,7 për qind të votave serbe ", ka thënë Vuçiq dhe ka theksuar se kjo është rezultat i papritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat