Në këtë komunë koalicioni AAK-PSD ka fituar bindshëm

Aktuale

Në këtë komunë koalicioni AAK-PSD ka fituar bindshëm

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 09:44
Ahmeti dhe Haradinaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përditësimin e rezultateve të zgjedhjeve të djeshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e rezultatit të zgjedhjeve. Deri më tani në nivel vendi janë numëruar 96 për qind të votave, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje është duke fituar dhe ka arritur ti marrë 198 mijë e 156 vota apo 25.78 për qind të votave. E pasuar nga LDK e PDK.

Mirëpo, në vendlindjen e bartësit të koalicionit AAK-PSD, çdo gjë është ndryshe.

Pavarësisht se në nivel vendi koalicioni AAK-PSD ka arritur ti mbledh vetëm 89 mijë e 380 vota apo 11,63%, në Deçan ky koalicion është duke fituar bindshëm.

Në bazë të të dhënave të KQZ-së, në Deçan janë numëruar 48 nga 54 vendvotime apo 88.89 për qind të votave.

Sipas këtyre rezultateve, koalicioni AAK-PSD ka fituar 9 mijë e 981 vota apo 63.56 për qind.

Në vend të dytë në Deçan radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës  me 3 mijë e 243 vota apo 22.95 për qind, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë ka arritur t’i mbledh 895 vota apo 6.33 për qind.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat