Komuna në të cilën VV-ja, LDK-ja e PDK-ja nuk arritën që t’i marrin as pesë vota

Aktuale

Komuna në të cilën VV-ja, LDK-ja e PDK-ja nuk arritën që t’i marrin as pesë vota

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 13:39
Foto ilustrim

Në Komunën e Parteshit, tri partitë më të mëdha në vend nuk kanë arritur që t’i marrin as pesë vota. Partia Demokratike e Kosovës nuk ka marrë asnjë votë atje.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, partia që ka marrë më së shumti vota në këtë komunë është Parteshi. Kjo parti ka marrë 1 mijë e 963 vota, apo 93.12 %.

Për dallim nga Lista Serbe, tri partitë më të mëdha në vend nuk kanë arritur të marrin më shumë se pesë vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vetëm dy vota në këtë komunë, Partia Demokratike asnjë votë, derisa Lëvizja Vetëvendosje mezi ka arritur që t’i marrë pesë vota.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, partia e parë në nivel vendi vazhdon të jetë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga LDK’ja e PDK’ja. Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat