Korab Sejdiu: Vetëvendosje dhe LDK të formojnë Qeverinë e shpëtimit

Aktuale

Korab Sejdiu: Vetëvendosje dhe LDK të formojnë Qeverinë e shpëtimit

Nga: A.Zh Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:01
Korab Sejdiu

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Korab Sejdiu, ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për fitoren e përbashkët.

Ai ka thënë se këto dy parti, pa vonesë duhet formuar Qeverinë e re të Kosovës, përcjell Bota sot.

Sejdiu këtë e ka quajtur këtë “qeveri të shpëtimit”.

Postimi i Sejdiut:

Uroj nga zemra LVV-në dhe LDK-në për këtë fitore të përbashkët!

Por LVV dhe LDK tani janë para një momenti të rëndësisë jetike. Ato kanë obligim ndaj qytetarëve dhe përkrahësve të tyre, që me dalje masovike në këto zgjedhje ua mundësuan këtë fitore të përbashkët, që pa vonesa të konstituojnë Legjislaturën e 7-të dhe së bashku të formojnë Qeverinë.

Ka tepër punë për të bërë në këtë vend, për të humbur kohë në manovrime politike.

Mos na e humbni BESIMIN se ERDHI DITA!

#LVVdheLDKbashkë #QeveriaeShpëtimit #MosHumbniKohë #UrimeFitorja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat