Mesazhi i Sami Lushtakut për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare

Aktuale

Mesazhi i Sami Lushtakut për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 15:52
Sami Lushtaku

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se zgjedhjet e djeshme, nuk kanë dhënë rezultatet që ata kanë pritur.

Ai përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook, shkruan se pavarësisht kësaj, duhet respektuar vullneti i sovranit.

“Zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit të mbajtura dje, nuk kanë dhënë rezultatet që ne kemi pritur. Alternimi i pushtetit është pjesë thelbësore e demokracisë, atëhere kur sovrani vendos ndryshe dhe ne duhet plotësisht të respektojmë vullnetin e tij”, shkruan Lushtaku.

Lushtaku ka falenderuar Drenicën për mbështetjen masive që i ka dhënë PDK-së edhe në këto zgjedhje, e që ky subjekt politik duhet reformuar që të kthehet më e fuqishme se sa ka qenë.

“Dua të falënderoj qytetarët e Drenicës për mbështetjen masive plebishitare për PDK-në edhe në këto zgjedhje. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar për të fituar zgjedhjet në nivel vendi. Tashmë, duhet të shikojmë nga vetja, për të përmirësuar gabimet tona, për t’u reformuar e konsoliduar, më qëllim që PDK të kthehet edhe më e fuqishme sasa ka qenë në të kaluarën.

Faleminderit të gjithë qytetarëve, anëtarëve të partisë, vullnetarëve, shtabit zgjedhor, komisionerëve e vëzhguesve, për punën dhe angazhimin e madh që kanë treguar që PDK të dalë fituese bindëse në Skenderaj dhe Drenicë.

U jam mirënjohës gjithë jetën për besimin tuaj ndaj meje dhe Partisë Demokratike të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat