Avokati i njohur shqiptar me fjalë të mëdha për binomin Kurti-Osmani: Zbulon sfidat kombëtare të kryeministrit të ardhshëm

Aktuale

Avokati i njohur shqiptar me fjalë të mëdha për binomin Kurti-Osmani: Zbulon sfidat kombëtare të kryeministrit të ardhshëm

Nga: N.H Më: 7 tetor 2019 Në ora: 16:32
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të jenë binomi antikorrupsion.

Sipas Ngjelës, binomi Kurti-Osmani, do të jetë një hap cilësor për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe sidomos në Shqipëri.

Ai mes tjerash në shkrimin e tij, ka treguar edhe sfidat kombëtare të kryeministrit të ardhshëm.

Ja postimi i tij:

Image
Spartak Ngjela

Albin Kurti fitoi dje zgjedhjet në Kosovë.
Mendohet se, bashkë me Vjosa Osmanin, ky do të jetë binomi antikorrupsion.

Po të jetë kështu, binomi Kurti-Osmani, do të jetë një hap cilësor për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe sidomos në Shqipëri.

Atëherë:

Cilat duhet të jenë sfidat kombëtare të kryeministrit Albin Kurti?

Këto janë më thelbësoret:

Varrosja përfundimisht e konceptit të lëshimit të territorit shqiptar.

Goditje drastike korrupsionit mesjetar në Kosovë.

Goditje drastike neoosmsnizmit të Erdoganit në Kosovë; që të reflektojë edhe në Shqipërinë aktuale.

Të ngrihet në vendin e duhur personaliteti i fituesit në negociatat me Serbinë.

Dokument i veçantë politik për bashkëpunimin politiko-juridik Shqipëri-Kosovë dhe lansimi faktik i historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve, si botë reale dhe më e vjetra në Ballkanin Perëndimor.

Doktrinë për integrimin panshqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Kërkesa ndaj Serbisë, me faturë perfekte, të të gjitha dëmeve që kanë shkaktuar hordhitë barbare të Milosheviçit: vrasjet masive dhe shkatërrimin e mijra shtëpive në Kosovë; por edhe dëmet e tjera që kanë të bëjnë me fitimin e munguar dhe dëmtimin psikik të një populli të tërë.

Fatura e dëmeve të genocidit serb, e kërkuar botërisht, do të jetë ngritje reale e dinjitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare, dhe do të përbëjë një goditje reale kundër korrupsionit dhe shitjes së interesit kombëtar që ka ndodhur në Kosovë, sidomos në këta dhjetë vjetët e fundit; por, edhe në Shqipëri në periudhën 1992-2019.

I uroj sukses qeverisë së përbashkët, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, nëse ajo do të formulohet kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat