Vjen goditja e rëndë për Fatmir Limajn: Shyqiri Bytyqi dhe Bajram Hasani kanë disa fjalë për Nismën

Aktuale

Vjen goditja e rëndë për Fatmir Limajn: Shyqiri Bytyqi dhe Bajram Hasani kanë disa fjalë për Nismën

Nga: N.H Më: 7 tetor 2019 Në ora: 16:53
Fatmir Limaj

Janë numëruar mbi 95 për qind të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Sipas këtyre votave të numëruara, parti e parë në këto zgjedhje del Lëvizja Vetëvendosje me 200.754 vota deri më tani, ose 25,55 për qind të tyre.

Nisma Socialdemokrate me 95 për qind të votave të numëruara nuk e kalon pragun zgjedhor pasi ka mbledhur vetëm 38.433 vota, ose 4,89 për qind.

Ndërsa, më ketë rezultat, kanë ironizuar ish-bashkëpartiakët e Limajt.

Shyqiri Bytyqi dhe Bajram Hasani janë bërë bashkë, ndërsa, përmes një shkrimi në Facebook, me ironi kanë thënë se, “Hiq nuk u vërejt mungesa jonë”.

Ndërsa, edhe pse kanë mbetur edhe pak vota për tu numëruar, partia e Fatmir Limajt, edhe me tej shpreson për ta kaluar pragun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat