A i trokiti në derë Albin Kurti LDK-së? Tregojnë nga VV-ja

Aktuale

A i trokiti në derë Albin Kurti LDK-së? Tregojnë nga VV-ja

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 18:38
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nga numërimi i gati të gjitha votave del partia fituese në këto zgjedhje, mbrëmë ka thënë se qysh sot do t’i trokasë në derë Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta formuar sa më shpejt qeverinë e re.

“Sonte nuk do t’i trokasë në derë Lidhjes Demokratike, por këtë do ta bëjë qysh nesër, pasi nuk kemi shumë kohë”, tha mbrëmë Kurti.

Megjithatë, as sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka trokitur në derën e LDK-së, shkruan Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i partisë së Kurtit, Arlind Manxhuka.

“Deri më herët nuk ka pasur ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Manxhuka.

Kur kanë mbetur të numërohen edhe më pak se 2% të votave, Lëvizja Vetëvendosje prinë me vota. Atë e pason Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa ish-PAN-i ka pësuar disfatë të rëndë në këto zgjedhje. Nisma madje me gjasë nuk do të mund ta kalojë as pragun. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat