Arrestohet vëllai i Xhafer Tahirit të Vushtrrisë

Aktuale

Arrestohet vëllai i Xhafer Tahirit të Vushtrrisë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 19:53
Xhafer Tahiri

Javën e kaluar u raportua për skandalin e vëllait të kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Në një video të publikuar, Salih Tahiri që është vëllai i Xhafer shihet duke marrë ryshfet për të dhënë leje ndërtimore në Vushtrrisë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se për veprën në fjalë është arrestuar Salih Tahirin.

“Sot, më 07.10.2019, Njësia e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Mitrovicës ka arrestuar dy të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Ushtrim i ndikimit’. Me aktvendim të prokurorit që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës për Reporteri.net.

Kujtojmë se në dy takime të ndara, sipas videos së publikuar, Salih Tahiri flet për shuma të mëdha parash dhe “kapje të parave” për dhënie të lejeve ndërtimore.

“Biri senet (paret) thuj, nisja punës, … mos të han”, dëgjohet duke thënë ai.

Së bashku me bashkëbiseduesin e tij, që duket se është ndërtues, dëgjohen duke folur edhe rreth një ndërtuesi tjetër për sigurimin e një leje ndërtimore, në këmbim të së cilës i kanë kërkuar veturë dhe banesa.

“Ti e ki shpërblimin tend. Unë sa banesa ja dhanë Salihit a sa Xhafes nuk o problem i jemi. Mu m’intereson qikjo, du kerrin edhe paq”, dëgjohet duke thënë ai.

Madje, ata flasin edhe për dërgimin e inspektorëve ndërtimorë, të cilët i përdorin si mjet shantazhi për ndërtuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat