E thotë Albulena Haxhiu: Ja se me kënd e bëjmë Qeverinë

Aktuale

E thotë Albulena Haxhiu: Ja se me kënd e bëjmë Qeverinë

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:39
Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje thotë se qytetarët me votën e tyre, kërkuan që opozita e kaluar të jetë Qeveria e ardhshme. Ajo thotë se Vetëvendosje, përveç LDK’së, do të synojë edhe deputetët e minoriteteve, t’i ketë në koalicion.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që opozita e kaluar, pra Vetëvendosje dhe LDK të jetë Qeveria e ardhshme, këtë e duan edhe qytetarët në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të djeshme.

Mirëpo nuk e kemi përjashtuar edhe komunitetit joserbe, që besoj do t’i arrijnë 10 vendet që i kanë të garantuara në Kuvendin e Kosovës por padyshim këto i kemi diskutuar deri tani sepse do të mblidhemi në kryesi dhe do t’i diskutojmë”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat