Ky është ish-këshilltari i Punëve të Jashtme që nuk mori rrogë për dy vite, ka dy fjalë për Behgjet Pacollin

Aktuale

Ky është ish-këshilltari i Punëve të Jashtme që nuk mori rrogë për dy vite, ka dy fjalë për Behgjet Pacollin

Nga: N.H Më: 7 tetor 2019 Në ora: 20:52
Naim Murseli dhe Behgjet Pacolli

Në vendin tonë nuk ndodhë shpesh, por veprimi i jashtëzakonshëm që e ka bërë ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, ka marrë vëmendje të madhe në vend.

Naim Murseli për afro dy vite sa ishte pjesë e MPJ-së nuk ka marrë rrogën vullnetarisht.

Murseli këtë lajm e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, derisa ngjashëm sikurse ai kishte vepruar edhe shefi i tij, Behgjet Pacolli.

Ja shkrimi i tij:

Diçka për të cilën sot krenohem. Sot po e bëj publike. Unë kam qenë këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Kosovës për gati dy vjet. Më vjen mirë që në këtë periudhë nuk e kam shpënzuar buxhetin e vendit tim.

Nuk isha zhvatës i shtetit tim. Kosovës i kemi shumë borxh. Njëkohësisht falënderoj Ministrin Pacolli për besimin, dhe për punën e tij, në ngritjen e standardit të MPJ-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat