Thyhen bastionet – gjithçka rreth renditjes së partive në gjithë Kosovën

Aktuale

Thyhen bastionet – gjithçka rreth renditjes së partive në gjithë Kosovën

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 21:05
Foto

Zgjedhjet e 6 tetorit sollën shumë ndryshime në Kosovë.

Madje, në këto zgjedhje u thyen edhe ato që njihen si bastione të partive politike.

Kështu, qytetit i Gjilanit që llogaritej si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ra.

Atje fitoi Lëvizja Vetëvendosje.

Madje me një diferencë prej mbi 5000 mijë vota me LDK-n.

Vetëvendosja ia prishi bastionet edhe PDK-së.

Partia e udhëhequr nga Albin Kurti e ka dalë më mirë me rezultate se PDK-ja në Kaçanik,  duke grumbulluar mbi 5000 mijë vota më shumë.

VV-ja doli edhe e para edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën e cila udhëhiqet nga lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti.

Këtu VV-ja mori mbi 37 mijë vota, ndërkaq e dyta doli LDK-ja me me mbi 32 mijë.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me vota edhe në Komunën e Kamenicës e cila udhëhiqet nga Qëndron Kastrati i PSD-së.

Madje, VV në këtë komunë ka marrë një numër të madh të votave, krahasuar me partitë tjera.

Partia e drejtuar nga Albin Kurti, doli e para edhe në Ferizaj komunë kjo që qeveriste nga PDK-ja.

Ndërkohë, partia e drejtuar nga Kadri Veseli ka arritur të dala e para pas një kohe të gjatë në Mitrovicë në vendlindjen e liderit të tyre, duke grumbulluar mbi 10 mijë vota e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje

E Prizrenin që llogaritej si hambar  votash për PDK-në, e fitoj Lëvizja Vetëvendosje.

Në Gjakovë fitoi koalicioni AAK-PSD, e pasura nga Vetëvendosje.

Qytetin e Pejës e fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërkohë, Nisma Social demokrate që ishte në koalicion me  Aleancën  Kosova e Re e Partinë e Drejtësisë,  duket të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve.

Ky koalicion  kur janë numëruar gati 100 për qind të votave sipas rezultateve të KQZ-së nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor. Ata kanë dal të parët vetëm në komunën e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat