Besnik Berisha: Nëse Vetëvendosje nuk formon qeverinë me LDK-në, mund të ketë zgjedhje të reja

Aktuale

Besnik Berisha: Nëse Vetëvendosje nuk formon qeverinë me LDK-në, mund të ketë zgjedhje të reja

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 23:03
Besnik Berisha

Avokati dhe analisti Besnik Berisha në “Debat Plus”, ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Ai ka thënë se humbës të zgjedhjeve janë të gjithë ata që kanë qenë në qeveri. Ndërsa fitues, sipas tij, janë ata që kanë qenë në opozitë.

“LDK është në pozitë më të mirë se Lëvizja Vetëvendosje, pasi kësaj të dytës i kërkohet t’ia dërgojë mandatarin e vet Presidentit për themelimin e qeverisë. Nëse Vetëvendosje për ndonjë arsye apo tjetër nuk merret vesh me LDK-në, ajo nuk mund ta formojë qeverinë në asnjë variante”.

Berisha ka thënë se ky mendim mbështetet në atë se Vetëvendosje nuk do ta ketë partnerë vendimtarë Listën Serbe për formimin e qeverisë.

Avokati ka thënë se rezultati i LDK-së është për tu çmuar pasi sipas tij “po të mos kishte arritur këtë rezultat LDK-ja, PDK-ja do të kishte rezultat tjetër [më të mirë]”.

Berisha ka thënë se nëse Vetëvendosje dhe LDK nuk arrijnë të merren vesh për formimin e qeverisë, gjasat për të shkuar në zgjedhje të reja janë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat